Edhe pse kryeministri Edi Rama deklaroi 6 ditë më parë se “nuk duhen kryer më tubime në SPAK”, kreu i PD-së Sali Berisha e paralajmëroi që të mbajë fjalën. Në rast të kundërt, Berisha tha se “do i rrethohet i gjithë Surreli”.
“Nuk mund të ketë akte, triumf të Escobarit. Uroj të mos ndryshojë mendje se deklaroi që nuk do rrethojë më. Të mos ndryshojë mendje se do ta gjejë Surrelin të rrethuar! S’bëhet kjo. Janë procese, reforma…”
Në mbledhje me grupin parlamentar, Berisha bëri edhe një zotim karshi kundërshtarit të tij politik.
“Edi Rama të garantoj se pas datës 11 Maj do të ekstradohesh në Shtetet e Bashkuara, për t’u rigjykuar me McGonigalin. Ky është zotimi im, ynë. Përndryshe, mund të gjykohesh edhe në Shqipëri, para 11 Majit.”
Thumbat, akuzat apo sulmet kanë qenë pjesë e pandashme e retorikës së tyre ndaj njëri-tjetrit për vite me radhë, ndërsa së fundmi Berisha dhe Rama “përplasen” më së shumti për veprimet në fushën e drejtësisë.
/tvklan.al