Maskat një përdorimshe që të gjithë sot po përdorim, dëmtojnë mjedisin. Sipas Departamentit të Shëndetit Publik Federal në Belgjikë, maskave i duhen 450 vjet për t’u dekompozuar në ambient. Me krizën pandemike normalisht është shtuar përdorimi i maskave, dorezave dhe shisheve plastike për dezinfektuesit dhe të gjithë bashkë këto produkte i shtohen 8 milionë tonelatave të mbetjeve plastike që përfundojnë në det çdo vit.
Kafshët detare janë të parat të rrezikuara, pasi shpesh ndodh që të ngecen të ngatërruara në mbetjet e këtij lloji, apo edhe t’i gëlltisin fibrat e tyre. Për të mos harruar që mikropjesëzat më pas të gjitha rikthehen dhe përfundojnë në tryezat dhe në organizimin tonë.
Bota prej 8 muajsh tashmë është në gjendje pandemike si pasojë e koronavirusit dhe duke patur parasysh që maskat janë të detyrueshme për t’u mbajtur në mjedise të hapura e të mbyllura publike, shifrat e tyre janë kolosale. Sot në botë jemi 7.7 miliardë njerëz dhe shifrat flasin vetë.
Institucioni belg i Shëndetit Publik nënvizon dhe këshillon qytetarët që të përdorin maskat tetili. Pra që mund të ripërdoren duke u kujdesur për higjienën dhe për t’u mbrojtur ndaj Covid-19.
Ndërsa të tjerat të jenë të kujdesshëm t’i hedhin në koshin e përcaktuar për riciklimin e tyre.
Klan Plus