Në “Talk Love Story” këtë të enjte ka qenë e ftuar astrologia e njohur Meri Shehu e cila ka parashikuar fatin për çiftet dhe konkurrentët e programit bazuar në shenjat e tyre të horoskopit.
Marrëdhënia e çiftit Daniela-Vilian, ose ndryshe Dashi-Binjakët ka qenë në fokus të diskutimeve.
Astrologia ka thënë se një Dash nuk kthehet kurrë mbrapa nëse ftohet dhe zemra e tyre është si një gurë.
Daniela: Njerëzit edhe na duan edhe na urrejnë, marrin anën tonë të mirë. Kur shohin pjesën e keqe largohen, ikin, po vijnë prapë se nuk rrinë dot pa ne.
Meri Shehu: Meqë erdha spo lë gjë pa thënë. Keni zemrën gurë. Është një shenjë që ka shumë zjarr, po kur ftohet Dashi nuk kthehet kurrë mbrapa. Urrejtja vjen në këtë moment se bëheni shumë të këqinjë. Po nuk e besoj të lëri ai binjaku aq i zgjuar. /tvklan.al