Një pyetje naive dhe e padjallëzuar nga një vogëlush, ka prekur zemrën dhe shpirtin e mësueses së tij, e cila nuk ka mundur t’i mbajë lotët.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, mësuesja britanike me emrin Brooke ka ndarë historinë e trishtë të nxënësit.
“Sot kam qarë shumë në punë, jo sepse e urrej apo se është shumë e vështirë (që vërtetë është)… sot kam qarë për një nxënës, një fëmijë që në mënyrë të pafajshme më pyeti për ushqimin dhe më tregoi mungesën në familjen e tij”, ka shkruar Brooke”.
Ajo tregoi se si nxënësi i saj e kishte pyetur se kur do të vinte “ajo zonja që na fut ushqim në çantë”, duke i rrëfyer se në shtëpinë e tij, nuk i kishte ato ushqime.
“E pyeta se për cilin ushqim po kërkonte, duke i dhënë disa shembuj për pastat apo ushqimet e thata, po duke qeshur mu përgjigj se jo duke më tha se nuk i kishin këto në shtëpi. Më pas, pa drejt meje dhe më tha se po kërkonte për makaronat Os, ndërsa me gishtin e tij formoi një rreth për të mi treguar më mirë përmes formës së tyre”.

“Ne nuk kemi si ato në shtëpi, por kur kemi, ato më ngrohin barkun dhe më bëjnë të fle i qetë”, ishte përgjigjja që i vogli i dha mësuese së tij ndërsa përpiqej t’i tregonte ushqimin që po e priste me padurim.
“Aty e humba dhe qava para 20 nxënësve të mi”.
Pas këtij momenti, ajo së bashku me kolegët e saj mblodhën para dhe me to blenë ushqime të ndryshme, dhe makaronat Os që nxënësi i saj i kërkoi, duke ia dërguar në banesë.

Brooke thotë se këtë histori nuk e bëri publike për të marrë lavdërime, por për të tërhequr vëmendje dhe për të nxitur ndihmën ndaj më të varfërve.
“Asnjë fëmijë nuk meriton të jetë i uritur”. /Tvklan.al