E mbijetuara e sulmit të Hamasit më 7 Tetor, Yuval Raphael, do të përfaqësojë vendin e saj në Eurovision 2025.

Në Janar, Raphael doli si fituese e shfaqjes së talenteve ‘The Rising Star’, e cila u bë trampolinë që të ishte përfaqësuesja e Izraelit në kompeticionin evropian.

Bashkëautorja e  këngës, këngëtarja dhe kompozitorja izraelite Keren Peles dhe krijues të tjerë iu bashkuan Raphael gjatë konferencës për shtyp që mbajti në Tel Aviv.

Hyrja e këngës izraelite në Eurovision Song Contest është një këngë pop me vargje në anglisht, frëngjisht dhe hebraisht.

24-vjeçarja Raphael ishte në festivalin muzikor Nova kur militantë e Hamasit vranë 360 të rinj pjesëmarrës në festë dhe morën peng 40 të tjerë.

Eurovizion do të zhvillohet këtë vit më 13 Maj në Stokholm.

Klan News