#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka insistuar për mbylljen e TikTok. Paralajmërimi erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit në derën e shkollës “Fan Noli”. Çështja e TikTok është një vendim që lidhet me politikëm, por i vështirë edhe në aspektin teknik. Në SHBA e BE, mbyllja e TikTok është tentuar kryesisht për të limituar rrjedhjen e të dhënave të një kompanie që mund të japë akses te shteti kinez. Australia ka vendosur një limitim të përdorimit nga  të miturit. Shqipëria ka vendosur ta mbyllë krejtësisht duke u bërë ndoshta i pari vend i hapur që tenton ta ndalojë 100%. Një çështje komplekse që lidhet me lirinë e shprehjes dhe informimit, të drejtën tregtare dhe me problematikat e fëmijëve.

Të ftuar: Anxhela Faber, Anila Ahmataj, Erjon Malaj, Besart Xhaferri, Tomi Kallanxhi, Katerina Hysenllari

“TikTok i pakontrolluar”, Xhaferi: Mbyllja e platformës hipokrizi e një force politike  

Besart Xhaferi shprehet kundër mbylljes së Tik Tok duke e quajtur këtë një censurë nga politika. I ftuar në studion e “Opinion”, Xhaferi thotë se arsyeja mbylljes së TikTok është fakti se algoritmi i kësaj platform është i pakontrolluar.

Xhaferi shprehet se përderisa TikTok mbyllet vetëm dy muaj para zgjedhjeve patjetër që kërkon 100% ndërhyrje të një fushate të mundshme elektorale online duke e quajtur këtë një hipokrizi të një force politike që kërkon që edhe deputetët t’i bëjë me platformë online.

“Përderisa në rajon TikTok-u nuk është problem do të thotë se në Shqipëri ose kemi një popull të çmendur ose kemi një qeveri që nuk i vë filtrat siç i vënë vendet e tjera. Unë nuk mendoj që është as e para dhe as e dyta, por patjetër është një arsye e tretë që TikTok është i pakontrolluar.

Përderisa ajo mbyllet vetëm dy muaj para zgjedhjeve, le ta mbyllë në 12 Maj Edi Rama ai është i bindur që do i fitojë zgjedhjet. Përderisa ajo mbyllet vetëm dy muaj para zgjedhjeve patjetër që kërkon 100% ndërhyrje të një fushate të mundshme elektorale online dhe kjo është komplet hipokrizi e një force politike që kërkon që edhe deputetët t’i bëjë me platformë online. Dhe tjetra nesër, pasnesër ai mund të thotë unë takova edhe 70 mijë prindër dhe hajt të mbyllim edhe Facebokk, Instagram dhe Snapchat dhe një pyetje kam për Kryeministrin unë se a nisi kjo për vrasjen tek shkolla Fan Noli, nga këto 65 mijë prindër që takoi brenda javës, a pati mundësi të çojë një mesazh ngushëllimi tek prindërit e vetë viktimës. Vetë mamaja në këtë studio ka thënë jo dhe kjo është mënhyra më skandaloze që ajo është përdorur për një qëllim të Edi Ramës”, shprehet Xhaferi.

“Llogaria false me emrin tim më shante shokun në TikTok”, eksperti zbulon përgjigjen e AMA-s

Raportimi në TikTok nuk është funksional  për të gjitha rastet. Edhe pse AMA u kërkua që të ishte monitoruese e platformave dixhitale, Tomi Kallanxhi thotë në emisionin “Opinion” në Tv Klan se autoriteti i saj është i kufizuar. 

Ai tregon se e ka përdorur formularin e raportimit  të parashtruar prej institucionit për të raportuar një rast kur emri i tij është përdorur nga një llogari false për të ofenduar dikë, por kompetencat e AMA-s konsistojnë vetëm për dy kauza: të drejtat e autorit dhe bullizmin.

“Dikush kishte hapur një ‘account’ me emrin tim dhe komentonte, kishte sharë një shokun tim që kishte aplikuar te ‘Deputeti që duam’. Më shkruan ai, ‘ore po më shan në TikTok?’ Jo, i thashë, duhet ta kenë hapur njerëzit. E raportoj linkun te AMA, madje mund ta hap edhe email-in dhe të të lexoj përgjigjen që ka dhënë AMA që nuk hyn te të drejtat e të autorit e të tjera me radhë që ne të mund të raportojmë link-un te TikTok-u. Domethënë, mban përgjegjësi vetëm për content që shkel të drejtat e autorit dhe bullizëm. Gjithë gjërat e tjera, ‘fake accounts’, sulme e të tjera me radhë, nuk i mbajnë përsipër. Ndoshta kjo gjë duhet të eskalojë pak më shumë në marrëdhëniet me TikTok-un”, tha Kallanxhi.

Mbyllja e TikTok, Erjon Malaj: Siguria e fëmijëve është më e rëndësishme se kauza politike

rjon Malaj ka deklaruar në emisionin Opinion se është pro mbylljes së TikTok pasi i ka dhënë provat që është i dëmshëm.

Malaj tha se është e tmerrshme që kreu i PD-së të bëjë thirrrje për bojkot të mësimit.

“TikTok i ka dhënë provat në tërësi se sa i dëmshëm është, mbyllje e theksoi e përkohshme se nuk është mbyllje e përhershme. Është e përkohshme për sa kohë kompania nuk ka marrë masat për të cilat janë kërkuar ndër vite, të cilat duhet t’i marrë, të plotësojë ato filtrat e duhur.

Siguria e fëmijëve është shumë më e rëndësishme se sa kauzat e një partie politike.

Në tërësinë madhështore, e thënë pastaj dhe e bashkuar me deklaratat politike që kanë ardhur nga  opozita për më tepër nga kryetari i opozitës Madhështore, e bën akoma më madhështore deklaratën e vet që të thërrasësh fëmijët dhe prindërit e tyre të dalin në protestë për të mbrojtur TikTok-un dhe vet TikTok-u nuk e ka përdorur zyra avokatie për të mbrojtur veten, e bëjnë këta për mbrojtjen e TikTok-ut. Ka ardhur kompania vet dhe po diskuton se çfarë masash duhen marrë”, tha Erjon Malaj.

Malaj tha se sa i përket kauzës politike PD e ka të humbur këtë betejë.

“Ta mbajnë kauzën politike, kjo është betejë e humbur sepse përveç faktit që nuk ka shqiptarë që nuk e ka parë problematikën që lind nga TikTok dhe që nuk ka shqiptarë që nuk është dakord që të limitohet për sa kohë cënon sigurinë e grupeve vulnerabël”, tha Erjon Malaj.

Debati për mbylljen e TikTok, babai i Martinit i dërgon mesazh Blendi Fevziut

Gjatë debatit në emisionin “Opinion” në Tv Klan për mbylljen e TikTok mes argumenteve pro dhe kundër dhe pikënisjes nga tragjedia e vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, në studio mbërriti një mesazh prej babait të tij, Angel Canit.

“Kam marrë një telefonatë tani nga babai i Martin C., por s’përgjigjem dot në studio. Ma ço mesazh të lutem!”, tha Blendi Fevziu fillimisht e vetëm pak momente më vonë mbërriti mesazhi:

“Babai i M.C., thotë ‘përshëndetje,dua të them se Martini nuk kishte TikTok!’”, lexoi gazetari.

Deri në këtë moment, është thënë se vrasja e 14-vjeçarit erdhi si rezultat i një sherri të nisur në TikTok dhe që më vonë rezultoi në humbjen e jetës së tij nga sulmi i bashkëmoshatarit, me iniciale M.P.

/tvklan.al