Lidhja Demokratike e Kosovës do të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të bëhet pjesë e asnjë konsultimi për formimin e qeverisë së re me Vetvendosjen.

Pas mbledhjes së kryesisë që zgjati më shumë se 5 orë, kreu i kësaj force, Lumir Abdixhiku theksoi LDK do të respektojë vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë.

Abdixhiku përjashtoi gjithashtu çdo mundësi që LDK të bëhet pjesë e një qeverie afatshkurtër.

Kreu i LDK-së i bëri thirrje Vetvendosjes që të nisë sa më parë procesin kushtetues për formimin e institucioneve dhe qeverisë së re.

Në zgjedhjet e shkurtit LDK u rendit forcë e tretë me 17.6 për qind të votave.

Tv Klan