Yjet e famshëm në tapetin e kuq shfaqen me fustane madhështore apo veshje unike, por ndonjëherë i shohim edhe me jumpsuit, që gjithsesi arrin të marrë vëmendjen. Kjo lloj veshje, i ka mbijetuar prej vitesh tendencave të modës dhe pavarësisht se konsiderohet e thjeshtë, me prekjen e stilistit të duhur “godet” fuqishëm në evente të tilla.
Ne kemi përzgjedhur disa nga më të bukurit ndër vite:
● Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech në 2023, Jessica Chastain solli me mjeshtëri këtë look të personalizuar nga Armani Privé. Shkëlqeu me jumpsuit-in me diamante kombinuar me një pelerinë me rruaza.

● A është një jumpsuit apo një kostum? Tyra Banks veshi një dizajn asimetrik të zi me smoking/jumpsuit.

● Sharon Stone ka qenë gjithmonë “verbuese” në evente të tilla, kështu që askush nuk u befasua në Shkurt 2020 kur veshi këtë jumpsuit me temina blu nga koka deri te këmbët. Pa harruar syzet!

● (E preferuara…) Cate Blanchett u bë “kryefjalë” e lajmeve me këtë veshje. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në 2022, aktorja veshi pantallona kadifeje dhe një korse të zbukuruar me lule të pikturuara nga Schiaparelli. Edhe pse teknikisht nuk është një jumpsuit, efekti është i njëjtë.

● Kush do e mendonte që një jumpsuit mund të ishte kaq i bukur?! Në Met Gala 2021, supermodelja Iman u shfaq e “veshur me ar” nga Dolce & Gabbana x Harris Reed.

● Winnie Harlow bëri gjithçka për premierën e Renaissance: A Film By Beyoncé , duke u kujdesur në detaje. Ajo veshi këtë bust me mëngë të gjera, me pantallona të zeza dhe këpucë tejet unike. Një jumpsuit në 3 pjesë!

● Gwen Stefani veshi “Atelier Versace” në çmimet Grammy 2015. Jumpsuit i zi pa rripa, me një pjesë të zbukuruar me rrjetë dhe pantallona të ngushta në kyçin e këmbës i la të gjithë pa fjalë.

● Dakota Johnson u shfaq në Met Gala 2022 me kostumin e personalizuar nga Gucci, të shoqëruar me një palë vathë të ngjashëm. Pamje thjesht wow!

● Gigi Hadid ia doli ta bënte veshjen “modeste” krejtësisht interesante. Për Çmimet e Modës CFDA 2015, supermodelja veshi një jumpsuit “argjendi” shumë të ndezur me pantallona nga Michael Kors.

● Në vitin 2015, Scarlett Johansson ishte në “epokën” e saj të këtij stili specifik. Në MTV Movie Awards aktorja veshi një kostum rozë me mëngë të gjata nga Zuhair Murad.

● Trendit që nuk zhduket, nuk i rezistoi as modelja dhe aktorja Rosie Huntington-Whiteley!

● Harry Styles u shfaq “si ylber” në ndarjen e çmimeve Grammy 2023. Kristalet e Swarowski i dhanë atij pamjen e paharrueshme.

● Kur Sabrina Carpenter nuk ishte dhe aq e famshme, por…vishej më bukur se tani! Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të modës 2022 në Londër, këngëtarja dukej e mrekullueshme me këtë jumpsuit në ngjyrë mustarde.

● Taylor Swift zgjedh gjithmonë veshje komode. Pamja e saj për “Billboard Women in Music 2019” ishte një jumpsuit asimetrik blu me zinxhirë nga Oscar de la Renta.

/tvklan.al