Dita e sotme sipas Meteoalb do të jetë me mot të paqëndrueshëm.

Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

/tvklan.al