Shfaqja e paprecedentë në Shtëpinë e Bardhë që dhanë Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij, Volodymyr Zelensky u bë kryefjala e mediave të huaja.
Të shumtë ishin reagimet e liderëve botërorë pas përplasjes së ashpër mes dy krerëve të shteteve.
Kryeminsitri Justin Trudeau reagoi në një postim në rrjetet sociale ku shkroi se vendi i tij qëndron përkrah Kievit.
“Për tre vite, ukrainasit kanë luftuar me guxim dhe qëndrueshmëri. Lufta e tyre për demokraci, liri dhe sovranitet është një luftë që ka rëndësi për të gjithë ne. Kanadaja do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën dhe ukrainasit në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Justin Trudeau.
Russia illegally and unjustifiably invaded Ukraine.
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) February 28, 2025
For three years now, Ukrainians have fought with courage and resilience. Their fight for democracy, freedom, and sovereignty is a fight that matters to us all.
Canada will continue to stand with Ukraine and…
Mbështetje për Kievin tregoi edhe Gjermania përmes kancelarit të saj Olaf Scholz.
“Askush nuk dëshiron paqen më shumë se qytetarët e Ukrainës! Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë bashkërisht rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet në Gjermani dhe në Evropë”, shkruan Olaf Scholz.
Nobody wants peace more than the Ukrainians do. Therefore we are working on a common path to a lasting and just peace. Ukraine can rely on Germany – and on Europe.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) February 28, 2025
Ndërsa Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, erdhi me një ide për të bashkuar dy vendet teksa theksoi edhe ndasitë që ekzistojnë tashmë mes Evropës dhe SHBA-së.
“Nga ndasitë nuk do të përfitonte askush. Ajo që nevojitet është një samit i menjëhershëm midis Shteteve të Bashkuara, shteteve evropiane dhe aleatëve për të folur sinqerisht për mënyrën se si synojmë të përballemi me sfidat e mëdha të sotme, duke filluar nga Ukraina, të cilën e kemi mbrojtur së bashku vitet e fundit, dhe ato me të cilat do të na kërkohet të përballemi në të ardhmen. Ky është propozimi që Italia synon t’u bëjë partnerëve të saj në orët në vijim”, shkruan Giorgia Meloni.
Mes atyre që treguan mbështetje për Kievin ishte edhe Presidentja e KE Ursula Von Der Leyen e cila reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Your dignity honors the bravery of the Ukrainian people.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 28, 2025
Be strong, be brave, be fearless.
You are never alone, dear President @ZelenskyyUa.
We will continue working with you for a just and lasting peace.
Mbështetje për Ukrainën tregoi edhe Presidenti Macron, Kryeministri Pedro Sanchez, Kryeministri australian Anthony Albanese, presidenti çek, polak dhe ai holandez.
Ndërsa ai që tregoi mbështetje për Presidentin Donald Trump ishte Kryeministri hungarez Viktor Orban.
“Njerëzit e fortë bëjnë paqe, njerëzit e dobët bëjnë luftë. Sot, Presidenti Donal Trump qëndroi me guxim për paqen. Edhe pse ishte e vështirë për shumë të tjerë për ta përtypur. Faleminderit, zoti. President!”, shkruan Viktor Orban.
Strong men make peace, weak men make war.
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) February 28, 2025
Today President @realDonaldTrump stood bravely for peace. Even if it was difficult for many to digest. Thank you, Mr. President!
Klan News