Këtë të Mërkurë vendi ynë, do të mbetet nën dominimin e vranësirave në të gjithë vendin, ku herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu.
Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në ato qendrore. Në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore. Sipas Meteoalb, pritet që pjesa e dytë e ditës, të vijojë me vranësira dhe shira të dobët e lokalë në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 1°C vlera minimale deri në 16°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur ishpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 5 ballë.
/tvklan.al