Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë orëve të paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore-juglindore. Sipas Meteoalb, parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, në skajin verior priten rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet shumë qarqe të zonës së ulët.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.

/tvklan.al