Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë një riorganizim të qeverisë pas protestave masive në lidhje aksidentin në Tempi në vitin 2023.

Ministri i ri i Transportit, Christos Dimas, do të mbikëqyrë hekurudhat e Greqisë, ndërsa qeveria premtoi të modernizonte rrjetin hekurudhor pas tragjedisë.

Ndryshimet përfshijnë gjithashtu edhe emërimin e Kyriakos Pierrakakis si ministër i Financave, ndërsa aleati i ngushtë i Mitsotakis, Kostis Hatzidakis, mori një post tjetër të rëndësishëm në qeveri.

Mitsotakis zgjodhi gjithashtu Stavros Papastavrou dhe Nikos Tsafos, për Mjedisin dhe Energjinë, pasi Greqia shpreson ta bëjë ekonominë e saj më të gjelbër.

Riorganizimi erdhi pasi mijëra qytetarë dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për katastrofën më të rëndë hekurudhore të Greqisë, në të cilën humben jetën 57 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Kjo ishte protesta më e madhe e Greqisë në vite dhe ka tronditur qeverinë e Mitsotakis, e cila ka rënë në sondazhe edhe pse i mbijetoi një mocioni mosbesimi javën e kaluar. Sipas analistëve, politika e riorganizimit do të frenonte zemërimin popullor ndaj Mitsotakis dhe qeverisë së tij.

Klan News