Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Selena Gomez ka shitur unazën e shtrenjtë që i ka dhuruar partneri i saj Benny Blanco për vetëm 12 Dollarë.

Kjo unazë e personalizuar ka kushtuar 3,250 Dollarë dhe është bërë me porosi.

Arsyeja pse këngëtarja mori vendimin për të shitur unazën me të cilën konfirmoi edhe në rrjetet sociale romancën me producentin muzikor në Dhjetor të vitit 2023, është pjesë e fushatës të titulluar “12 Days of Really Rare Stuff”, ku artistja ndan 12 “kujtime të rralla” me fansat e saj ndërsa numëron mbrapsht për publikimin e albumit të përbashkët të saj dhe të fejuarit Benny Blanco “I Said I Love You First”.

Albumi do të dalë më 21 Mars dhe projekti është i pari që Blanco dhe Gomez kanë punuar si çift.

Këngët e saj deri më tani kanë përfshirë bashkëpunimin e tyre me Gracie Abrams të titulluar “Call Me When You Break Up” dhe “Scared of Loving You”.

Klan News