Pas barazimit në klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia synon të kthehet te fitorja në kampionat. Shkodranët sfidojnë Skënderbeun këtë të shtunë në një 90 minutësh skajesh të renditjes.
Tekniku Thomas Bërdariç e cilëson skuadrën korçare si tepër të fortë, pavarësisht pozicionit në klasifikim.
“Po përgatitemi për këtë sfidë të fortë. E dimë që do të jetë e vështirë prandaj na duhet ana psikologjike e fortë. Skënderbeu është ekip mjaft i mirë fizikisht, miks mes lojtarëve të rinj dhe me eksperiencë. I mirë në tranzicionin e shpejtë. Duhet të jemi sa më të vëmendshëm. Ta kapim ndeshjen nga minuta e parë”, tha Bërdariç.
Kuqeblutë e vendit të tretë do tentojnë të ruajnë trendin e rezultateve pozitive ndaj skuadrës që momentalisht mban vendin e fundit të renditjes.
Në tre fazat e para, Vllaznia ka fituar dy dhe humbur takimin e parë sezonal me korçarët. Shkodranët kanë shënuar 6 gola dhe pësuar vetëm një në takimet direkt me Skënderbeun.
Klan News