Ky artist brazilian ka krijuar këtë mural gjigant duke përdorur hirin e pyejeve të djegura dhe baltën nga përmbytjet e fundit. Murali u inaugurua në anën e një ndërtese 11-katëshe në qendër të qytetit më të madh të Amerikës Latine atë të Sao Paolos.
Murali 48 metra i gjatë dhe 30 metra i gjerë, përshkruan trungje pemësh të një pylli të djegur dhe fytyrën e udhëheqëses indigjene, Alessandra Korap Munduruku, e cila ndërmori një fushatë të suksesshme për të ndaluar kompanitë shumëkombëshe të minierave të operonin në tokat e fisit të saj në Amazonë duke mbajtur një tabelë në anglisht që lexon: “Stop Shaktërrimit”.
“Kjo është dëshmi e krimeve mjedisore dhe ne po përdorim gjithashtu ngjyra, por edhe argjilë, e cila jep nuanca të reja… të gjitha pigmentet në muralin që testuam, u prodhuan gjithashtu këtu. Këtu përdorim edhe një fryt tropikal, të cilin edhe pse është një pigment kalimtar, e kemi përzier me boje. Me të gjithë artistët ne po krijojmë paletën tonë të ngjyrave, pigmenteve natyrale. Dhe ndoshta ky është murali më i madh i bërë me pigmente natyrale.”
Mundano thotë se murali i tij synon të kthejë vëmendjen tek problemet mjedisore.
“Ky është një mesazh që të gjithë duhet ta përcjellin: Ndaloni shkatërrimin. Ne do të kemi nevojë për të gjithë, sepse shkatërrimi nis nga veprat e vogla. Por është shumë më e rëndë kur bëhet nga korporata të mëdha, si Cargill dhe emrat që po shkruajmë këtu, të cilët janë miliarderë në këtë planet që ende po përfitojnë nga një model i bazuar në shkatërrimin e pyejeve dhe ekosistemeve. Pra, që Cargill të mbajë premtimin e saj është një kërkesë shumë e thjeshtë. Premtimi është: deri në vitin 2025, në zinxhirin e prodhimit të tij, nuk do të ketë më shkatërrim, as shpyllëzim. Dhe 2025 është shumë shpejt.”
Gjatë muajve të fundit, zjarret e pakontrolluara të shkaktuara nga njerëzit kanë shkatërruar zonat e mbrojtura në Amazonë. Ato flakë kanë përhapur tymin mbi një hapësirë të madhe, ku ndotja e ajrit ka sjellë probleme për shumë banorë në disa qytete.
Megjithatë këtë vit, humbja e pyjeve në Amazonë ka rënë me 30.6%, krahasuar me vitin e kaluar. Në një hark kohor prej 12 muajsh, pylli tropikal i Amazonës humbi 6,288 kilometra katrorë, afërsisht sa madhësia e shtetit amerikan të Delaware.
Rezultatet nën udhëheqjen e Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, janë në kontrast me liderin e ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, i cili i dha përparësi zgjerimit të agrobiznesit mbi mbrojtjen e pyjeve. Shpyllëzimi arriti në nivelin më të lartë 15-vjeçar gjatë mandatit të tij.
Pavarësisht suksesit në frenimin e shpyllëzimit të Amazonës, qeveria e Da Silva është kritikuar nga ambientalistët për mbështetjen e projekteve që mund të dëmtojnë rajonin, të tilla si shtrimi i një autostrade që shkëputet nga një zonë e vjetër, shpimet e naftës në grykëderdhjen e lumit Amazon dhe ndërtimi i një hekurudhe.
Klan News