Muzika dhe gjuha janë të lidhura. Në fakt të luash një instrument që në moshën e fëmijërisë, rreth 4-vjeç, ndihmon shumë edhe në njohjen më të mirë të gjuhës, madje është një taktikë mjaft efikase kundër disleksisë dhe çrregullimet e gjuhësisë.
Kjo lidhje ndihmon shumë edhe në përpunimin e gjuhës verbale, pasi të dyja ndajnë të njëjtat aspekte që lidhen me njohjen dhe përpunimin e tingujve, në fonologji, pra njohje më të mirë të strukturës së fjalëve.
“Ky është element kyç për të mësuar të lexosh dhe shkruash mirë”,
thonë kërkuesit e Universitetit Teknologjik në Boston MIT.
Studimet janë kryer mbi disa grupe fëmijësh kinezë, pikërisht se gjuha e tyre është mjaft e komplikuar dhe tingulli i një shkronjë ndryshon kuptimin e fjalës.
Kështu rezultatet kanë vërtetuar se fëmijët që kishin marrë leksione pianoje, ishin shumë më të aftë si në kuptimin e fjalëve, por edhe në shprehitë e tyre. Gjithashtu edhe aktiviteti cerebral shfaqte ndryshime të dukshme. Megjithatë kërkuesit thonë se në moshën 5-vjeçare, muzika për fëmijën duhet konceptuar si një lojë dhe jo si një detyrim për ta.
Klan Plus