Thirrja e kryeministrit Edi Rama ndaj emigrantëve shqiptarë për të kthyer sytë nga vendi i tyre, është pasuar me një sërë reagimesh në rrjet. Një koment kritik e bëri Ramën jo vetëm të rreshtonte të mirat e punës në Shqipëri, por edhe të sfidojë këdo kur vjen puna te llogaribërja.

Në lër rehat, e dijmë mirë si është të jetosh jashtë. Dil një ditë personalisht një vizitë e pyeti qytetarët pse largohen”, ishte komenti që lexoi kreu i qeverisë.


“Njoh çdo cep të Shqipërisë. Vetëm banjot ku kam hyrë rrugëve të Shqipërisë, janë të gjitha qytetet ku mund të kesh shkelur ti, përfshirë dhe ato të Shqipërisë, kështu që mos ma tregoni mua…se Shqipërinë e njoh shumë mirë. Ia njoh bukuritë, plagët, potencialin, njerëzit. Po të them që në Shqipëri kush punon, sidomos në fshat, jeton i dashur, me dinjitet. Në fund të ditës, punon për veten e vet. Ky është dallim i madh.

Nga ana tjetër sa i përket krahasimeve, ju sfidoj hajde t’ua bëjmë llogarinë atyre që punojnë në ndërtim në Greqi, edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Sa merr një punëtor në Greqi dhe sa merr në Shqipëri? Pastaj hyjmë pak më thellë, sa taksa paguan atje, sa paguan këtu? Sa qira paguan atje, sa paguan këtu? Këtu, 94% e shqiptarëve kanë shtëpinë e tyre! Sa kushton transporti atje dhe sa kushton këtu që distancat janë të shkurtra?! Këtu kompania të paguan dhe fjetjen e ushqimin kur je jashtë qytetit”, iu përgjigj ai.

/tvklan.al