Julian Ahmataj merr drejtimin e U-19 ndërsa Ardi Behari bëhet përgjegjës i sektorit të skautizmit
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë disa ndryshime në sektorin teknik. Kombëtarja U-17 do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Bledi Shkëmbi, i cili më parë ka qenë në stolin e ekipit kuqezi U-19, ndërsa Ardi Behari i cili mbante postin e trajnerit të Kombëtares U-17, tani do të jetë përgjegjës i sektorit të skautizmit.
Drejtimin e U-16 do ta ketë Fatjon Muhameti. Tekniku Julian Ahmati që ka drejtuar disa ekipe në kategorinë Superiore, mori drejtimin e përfaqësueses U-19 dhe tregoi emocionet për këtë detyrë.
Ardi Behari theksoi se pozicioni i ri si përgjegjës i sektorit të skautizmit është një punë shumë e rëndësishme. Ndërsa Erjon Stavri do të jetë koordinatori teknik i Qendrave Rajonale.
Klan News