Turqia gjykon në mungesë 20 shtetas nga Arabia Saudite
Ka nisur në Turqi gjyqi për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Janë 20 shtetas nga Arabia Saudite që do të gjykohen në mungesë si të përfshirë në vrasjen makabre të ndodhur brenda Konsullatës Saudite në Stamboll në Tetor të 2018.
Mes të pandehurve, dy janë ish ndihmës të lartë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, pikërisht ish-nënkryetari i inteligjencës saudite Ahmed al-Asiri dhe këshilltari i mediave të gjykatës mbretërore, të cilët akuzohen për udhëheqjen e operacionit.
18 të pandehurit e tjerë akuzohen si të përfshirë drejtpërdrejtë në vrasjen e gazetarit, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur ende. Zyrtarët turq thonë se trupi i tij është copëtuar dhe më pas hedhur në një vend të panjohur. Khashoggi kishte hyrë në konsullatë për të marrë dokumente për dasmën e afërt të tij. Gjyqi në Stamboll pason një protestë ndërkombëtare për vrasjen, e cila dëmtoi reputacionin e princit.
Arabia Saudite kreu një gjykim të veçantë mbi vrasjen që u kritikua rëndë si jo e plotë. Jamal Khashoggi ishte një prej zërave më kritikë të princit të kurorës. Në kohën e vdekjes së tij, 59-vjeçari punonte për Washington Post dhe ishte rezident në SHBA.
Tv Klan