Popullsia ka qenë globale që në lashtësi. Kjo gjë është vërtetuar nga studimi ADN-se së popullsive antike të Siberisë dhe indos-ve amerikanë, pra popullsisë origjinale e natyrale të kontinentit amerikan. Në një studim të publikuar në revistën ndërkombëtare Cell, tregohet pikërisht me prova shkencore dhe analizim i gjenetikës së banorëve të Euroazisë e Amerikës që kanë jetuar në epokën e Paleolitit, rreth 14 mijë vjet më parë dhe atë të Bronzit.
Në një nga individët e analizuar që ka jetuar në këtë periudhë, i gjetur në Siberi, janë gjetur gjurmë gjenetike tipike të popullsisë së lashtë amerikane. Deri më sot ky studim është më i lashti që vërteton përzierjen e racave në kohë kaq të hershme, dhe kjo tregon se njeriu lëvizte vazhdimisht edhe në distanca shumë të largëta.
Në dy individë të tjerë antike të Siberisë studiuesit kanë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë interkontinentale të një bakteri që në histori u bë shkaktar i shfarosjes së popullsisë evropiane kryesisht.
Bëhet fjalë për bakterin Yersinia Pestis, ose Murtaja, që duket se ka ekzistuar në botë shumë me herët nga sa mendohej, pasi dy individët në të cilët është vëzhguar kanë jetuar në epokën e Bronzit. Pra bakteri duket se ka udhëtuar me mbartësit përmes Euroazisë shumë e shumë kohë më parë, të paktën 2300 vjet Para Erës Sonë.
Klan Plus