#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Të ftuar: Mentor Kikia, Denisa Kele, Migen Qiraxhi, Erjon Malaj, Keisli Alia, Ergys Mertiri

Humbja e jetës së 14-vjeçarit që sot duhet të ishte duke u stërvitur në fushat e Dinamos U-15 por nuk është më në jetë. Në thelb është një sherr tërësisht baaal, për një shikim të shtrembër midis dy 14-vjeçarëve por rasti nuk është i vetmi. Gjatë viteve, janë transmetuar vazhdimisht raste të ngjashme fatale ose jo ku sidomos historia e adoleshentëve apo atyre paraadoleshentë duket se dominohet nga modelet që ata ndjekin, ndikimi i rrjeteve sociale dhe problematika e edukimit të përgjithshëm në vend. Sot kryeministri i Shqipërisë ka hedhur një ide për mbylljen e TikTok-ut dhe Snapchat-it e njëkohësisht për monitorimin me kamera të shkollave. Në bazë të informacionit nga ChatGPT reeferohen vendet që e ndalojnë, kufizojnë apo kanë limit në përdorimin e tyre për arsye të ndryshme; disa vende për arsye diktatoriale, disa për arsye të etikës apo për mbrojtjen e të dhënave por e përbashkëta e tyre është limitimi, sidomos i TikTok-ut.

“U harruan detyrimet e fëmijëve”, Kikia: Mësuesi ka frikë t’ju kërkojë llogari

Analisti Mentor Kikia thotë se ka humbur dimensioni edukues i shkollës sepse po i kushtohet prioritet vetëm të drejtave të fëmijëve dhe jo detyrimeve. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kikia shprehet se është krijuar një mjedis depresiv dhe i dhunshëm për gjeneratën e re teksa shton se do të duhet të bëhen studime lidhur me arsyet.

Mentor KikaNe nuk kemi një databazë që çojnë në këtë mjedis të dhunshëm. Humbja e dimensionit edukues të shkollës sepse u harruan detyrimet e fëmijeve sa mësuesi ka frikë të ju kërkojnë llogari fëmijëve. Prindi i dhunshëm me sjelljen e mësuesit ndaj fëmijët. Telefoni në shkollë, kur mësuesi nëse ngre zërin, quhet dhunë psikologjike, kjo çmontoi disiplinën brenda shkollës.

Mungojnë hapësirat publike për fëmijët. Mungojnë qendrat ku fëmijët të shprehin talentet. Ky është një mjedis aspak motivues. Mediat nga ora 7 deri në 12 flasin, ose për krime ose për sherre politike. Nuk ka asnjë program edukativ për fëmijët. Ka krijuar një mjedis depresiv, të dhunshëm. Ne nuk e dimë nëse është Tik-Toku fajtori kryesor. Do të duhen të bëhen studime.

“Të miturit kalojnë 7-9 orë në ditë në TikTok”, ekspertja kundër ndalimit të rrjetit: Nuk është zgjidhje!

Denisa Kele, eksperte e kriptomonedhave dhe mjedisit  dixhital, ndan në “Opinion” në Tv Klan një studim për shifrat e përdorimit të TikTok në Shqipëri. Kele thotë se 85% e përdoruesve shqiptarë kanë një adresë në këtë platformë, ndërsa të miturit e përdorin deri në 9 orë në ditë. 

Ekspertja mban qëndrim  kundër bllokimit të platformave të tilla pasi sipas saj kjo nuk është zgjidhja. Një nga alternativat që ajo sugjeron është implementimi i ligjeve europiane të sigurisë kibernetike.

Denisa Kele: Ka studime, 85% e përdoruesve shqiptarë kanë një adresë tiktok.

Blendi Fevziu: 85%?!

Denisa Kele: Po, 85%. Në qoftë se  i marrim pastaj studimet e moshës, të miturit kalojnë 7-9 orë në ditë në platformat online.

Blendi Fevziu: Sa?!

Denisa Kele: Po.

Blendi Fevziu: Online?

Denisa Kele: Po.

Blendi Fevziu: Kush i filtron ata? TikTok është i hapur, Youtube është i hapur.

Denisa Kele: Askush nuk i filtron. E  gjithë kjo gjë është dështim i të gjithë ekosistemit të çdo lloj instance shqiptare, institucione, arsimi, të gjitha ato instanca  që merren me krimin kibernetik, të gjitha ato që merren me mjedisin dixhital. Ishim ne gati për një përparim kaq të madh të mjedisit dixhital në Shqipëri? Nuk kemi qenë gati. A marrim ne fonde nga BE dhe SHBA për të trajnuar ekspertët, për të observuar hapësirat dixhitale, për të observuar krimin kibernetik? Marrim, CERT Albania ka marrë 50 milionë për trajnimin e punonjësve të saj por edhe për trajnimin dhe mesazhin publik që duhet t’i japim prindërve.

Blendi Fevziu: Si zgjidhet siguria njëherë?

Denisa Kele: Me heqjen e TikTok nuk zgjidhet. Kjo është pak, por është e sigurt. Unë nuk jam për ndalimin e platformave të tilla që arsyen e krijimit nuk kanë promovimin e dhunës. Nëse duam të bëjmë diçka të thjeshtë, hajde dhe mbyllim TikTok-un tani sepse  nuk jemi të aftë që të marrim hallkat një nga  një dhe të rregullojmë një lloj hapësire dixhitale që në fund të fundit përdoret për reklamim biznesesh apo marketing. Ka mundësira pafund? Patjetër që ka. Përdor ligjin e BE. GERD përdor ligjin që të gjithë të miturit nuk mund të kenë akses në platformat e TikTok-ut sepse kërkon një pasaportë biometrike.

Blendi Fevziu: Kërkon një pasaportë biometrike?

Denisa Kele: Vendos pasaportën, nxirr fytyrën që ti je personi në fjalë dhe nuk mund të aksesosh ose logohesh një adresë TikTok-u.

“Kërkonin para në emrin tim përmes adresës false”, Kele tregon ç’ndodhi me denoncimin e saj

Adresat e paidentifikuara në rrjetet sociale janë një nga aspektet e pakontrollueshme të platformave.  Ekspertja e mjedisit dixhital Denisa Kele shprehet në “Opinion” në Tv Klan se edhe ajo evtë është gjendur para një rasti të tillë pasi i ishte hapur një adresë false ku kërkonin para në emrin e saj.  Prej 6 muajsh, Kele thotë se ende s’ka një përgjigje për identitetin e personit.

Denisa Kele: Unë kam bërë një denoncim vetë, kam bërë një denoncim në Policinë e Sigurisë Kibernetike. Më kishin hapur një adresë, kërkonin para në emrin tim.

Blendi Fevziu: Kërkonin para?

Denisa Kele: Po, duke qenë se kam qenë një personazh që merrej me pjesën e bursës, bëj trajnime  dhe kërkonin para në emrin tim. Kam 6 muaj që e kam denoncuar. Adresa është akoma e hapur dhe unë akoma nuk kam një përgjigje se kush është personi që e ka hapur këtë adresë, është gjëja më  e thjeshtë të gjesh një IP.

“Më bullizonin pse merrja ushqim me vete”, Keisli Alia: Traumat e mbartura ndër vite, shkak i sjelljes agresive

Influencerja e njohur Keisli Alia e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, duke folur lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së nxënësit 14-vjeçar pranë shkollës “Fan Noli” është shprehur se arsyeja kryesore e një shoqërie të dhunshme janë traumat e mbartura ndër vite të familjarëve të këtyre fëmijëve që dalin agresivë.

Ndër të tjera Keisli Alia ka treguar edhe një rast personal të saj ku tregon se është bullizuar gjatë viteve të univeristetit pasi merrte ushqim me vete. Alia theksoi se rrjetet sociale duhet të jenë +18.

Keisli Alia: Unë mendoj se janë traumat e mbartura ndër vite të familjarëve të këtyre fëmijëve që dalin agresivë sepse fëmijës tim po t’i thotë dikush se pse më pe shtrembër nuk është se do ta vazhdojë këtë diskutim. Problemi më i madh është se këto prindër nuk i kontrollojnë më fëmijët e tyre. Për ne është pak e çuditshme që ta besojm këtë gjë por ka prindër që ju thonë mësueseve që të lutem pas mësimit mere në shtëpinë tënde dhe bëj kurs. Tani si mund ti thuash për një fëmijë dy vjeç bëj kurs. Kjo mënyrë që ta heqësh përgjegjësinë tënde prindërore e ta kalosh tek diukush tjetër është një formë që fëmijët fillojnë të përdorin manipulimin të gjejnë rrugën më të shkurtër që të gënjejnë prindërit dhe futen në ato skuta që ata nuk i kontrollojnë dot më.

Unë jam influencer me kohë të plotë dhe detyra ime është të prodhoj përmbajtje cilësore në të dyja rrjetet sociale. E kam frikën, por kur mendoj që të tilla gjëra kanë ndodhur edhe para rrjeteve sociale dhe ne i dëgjonim si histori… Unë mëndoj që nëse i mëson bazat fëmijës tënd…Unë kur isha e vogël prindërit e mi gjithmonë më sillnin disqe nga jashtë të këngëtarëve të huaj dhe unë në njëfarë mënyre e evitoja pjesën e këngëve shqip të rrezikshme.

Ne kemi qenë vetë në këto etapa. Ne na bullizon pse merrnim ushqim me vete, mua personalisht. Unë isha në universitet atëherë dhe kisha atë regjimin palestër dhe në momentin që ti ke një personalitet të formuar një edukatë familjare… Unë mendoj se rrjetet sociale duhet të jenë +18 sepse shoh se ka njerëz që komentojnë dhe duket se kanë bagazh shumë të vakët.

“Ky që ka gjuajtur me thikë as i fortë s’është”, Mërtiri: Këta janë legena!

Analisti Ergys Mërtiri thotë se problemi i ditëve të sotme është se rrugaçëria është kthyer në vlerë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mërtiri shprehet se janë përmbysur vlerat dhe nuk identifikohet dot se me kë jemi në betejë.

Gjatë fjalës së tij, Mërtiri ka trajtuar dhe rastin e vrasjes së 14-vjeçarit me thikë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ergys Mërtiri: Ai ndihet hero me krimin.

Blendi Fevziu: Ajo ishte edhe më tronditëse se akti në vetvete.

Ergys Mërtiri: Problemi se është kthyer në vlerë rrugaçëria. Kemi rënë viktimë e një përpjekje për t’u dukur trima. Nuk është vlerë të jesh modest. Ne kemi përmbysur vlerat. Jemi shoqëri ku hori, i forti, rrugaçi fiton, ja del me korrupsion. Ky që ka gjuajtur me thikë, as i fortë nuk është se e fsheh thikën. Këta janë legena, këta janë banalë. Problemi është se shoqëria nuk reagon. Nuk e shqetëson kënd.

Duhet të na shqetësojë edhe një gjë: Prindërit nuk janë të gjithë doktorë shkencash dhe nuk ka pse të jetë. Shoqëria dikur ka pasur modele të tjera. Sot, në kohën e komunikimit masiv, modelet janë repista idiotë. Modelet janë këto dhe ne nuk identifikojmë me kë jemi në betejë. Ku është sistemi i vlerave këtu? Nëse kryeministri pozon me figura që duhet të ishin e kundërta e modeleve që duhet të na japë shteti.

/tvklan.al