#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Nuk jam mësuar të jetoj pa Gertin/ Rrëfimi i ndjerë i Edlira Çepanit
Do të jemi sot me një grua të fortë, që fati e sfidoi në pikën më të vështirë. Do të jemi sot me Edlira Çepanin, në një rrëfim aspak të lehtë…Ishte mesdita e së mërkurës, 18 Shtator, kur lajmi i papritur tronditi këdo. Një arrest kardiak i mori jetën në moshën 44-vjeçare, politikanit Gerti Bogdanit duke lënë pas një boshllëk të thellë te familja, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Një politikan model, që doli mbi politikën. Një njeri që i dha vlerë çdo detyre që mori përsipër, duke treguar se mbi gjithçka qëndron humanizmi, ndershmëria dhe përkushtimi për njerëzit.
Pavarësisht dhimbjes së madhe, Edlira ka gjetur forcën për të vazhduar rrugën e tij, për të ruajtur kujtimin dhe për vazhduar misionin e tij, por edhe për të dhënë një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që përballen me vështirësi në jetë.
5 muaj pa Gerti Bogdanin, Edlira Çepani: Forca për të vazhduar misionin e tij
Horoskopi për 24 Shkurt-2 Mars/ Meri Shehu bën parashikimin: Kujdes Gaforrja dhe…
Në pjesën e tretë të programit për ditën e sotme do të kemi ashtu si ccdo të hënë astrologen më të njohur në Shqipëri, Meri Shehu, e cila do të na tregojë sesa yje do të marrin, shenjat e horoskopit këtë javë, si dhe si pritet të jetë kjo javë për secilën shenjë.
Yjet për secilën shenjë për javën 24 Shkurt- 2 Mars
Dashi 4
Demi 3
Binjaket 3
Gaforrja 2
Luani 2
Virgjeresha 4
Peshorja 4
Akrepi 3
Shigjetari 4
Bricjapi 2
Ujori 4
Peshqit 2