Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 24 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 24 Shkurt 2025

Politika i rikthehet çështjes së kufirit detar me Greqinë. Rama: Pres të ulem me Athinën. Berisha: Gati të gjej zgjidhje

Në një intervistë për mediat greke, kryeministri Rama deklaron se pret të ulet me qeverinë e Athinës për të gjetur zgjidhje për kufirin detar. Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se është gati për të diskutuar për një zgjidhje.

Veliaj: Prokurori më tha “ndyrësirë”. GJKKO e përgënjeshtron dhe publikon procesverbalin

SPAK përgjon disa gjyqtarë të Kushtetueses? GJK nis kërkesë zyrtare: Na informoni nëse po na hetoni

43 parti kërkojnë të garojnë në 11 maj. KQZ regjistron 15 forcat e para politike

Zona e ish-Bllokut kthehet në pedonale. Ndryshojnë parkimet dhe lëvizja e makinave

Zona e ish-Bllokut në Tiranë do të kthehet shumë shpejt në një zonë me prioritet vetëm për këmbësorët. Projekti parashikon që të ndryshojë lëvizja e automjeteve dhe mënyra e parkimeve në këtë zonë.

Liderët europianë bëhen bashkë për Ukrainën. Rama: Zgjidhja nuk është ushtarake, por politike

Liderët e Europës bëhen bashkë për të diskutuar mbi fatin e Ukrainës pas shmangies së tyre nga negociatat Uashington – Moskë. Von der Leyen deklaron se kriza nuk rrezikon vetëm Ukrainën. Rama thotë se zgjidhja nuk mund të jetë ushtarake, por politike.