#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

“102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme”, gazetarja: Prokuroria i ka marrë mostrat

Anija e mbërritur në portin e Durrësit dyshohet se ka në të 102 kontejnerë me mbetje të rrezikshme. Pas kthimit në vendin e origjinës, pikërisht në Shqipëri, ato po mbahen të monitoruara 24 orë nga kamerat për të garantuar sigurinë fizike dhe mjedisore.

Gazetarja Bleona Metushi, e ftuar në emisionin “Opinion”në Tv Klan konfirmon se prokuroria e Durrësit ka marrë mostra nga anija. Këto mostra do të dërgohen në një laborator të specializuar jashtë vendit për të marrë një përgjigje përfundimtare.


Blendi Fevziu: Mbetje të rrezikshme dyshohet që ka në të 102 kontejnerët apo që mund të  jetë në ndonjë prej tyre?

Bleona Metushi: Sipas raportimeve të Basel Action Network dyshohet në fat që të gjithë kontejnerët kanë mbetje të rrezikshme të cilat janë prodhuar nga fabrika në Shqipëri e Kurum-it dhe është hiri i oxhaqeve i cili konsiderohet sipas kësaj organizate, i rrezikshëm. Ajo çka mua më kanë infromuar gjatë ditës së sotme është në fakt se prokuroria e Durrësit ka arritur të marrë mostra të cilat i ka konsideruar të nevojshme…

Blendi Fevziu: I ka marrë prokuroria mostrat?

Bleona Metushi: Po.

Blendi Fevziu: Në anije?

Bleona Metushi: Po, në anije. 

Blendi Fevziu: Po kanë kamerat aty dhe përfaqësuesit e Basel Action Network?

“S’ka plas Çernobili në Shqipëri”, revoltohet inxhinieri: Cila veti e rrezikshme mor?!

Këtë të Hënë në “Opinion” në Tv Klan u diskutua lidhur me mbetjet që u rikthyen në Shqipëri në Korrik të këtij viti, pasi ishin nisur më parë në Tajlandë. Prokuroria ka nisur hetimet për çështjen pasi dyshohet se kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshme.


Inxhinieri Qerim Ismeni debatoi me ekspertin e mjedisit Polikron Hokresha pikërisht për përcaktimin e llojit të tyre.

Polikron Hokresha: Ligjërisht kjo quhet qendër transferimi ose vend depozitim i përkohshëm, që të jetë një stacion i tillë duhet të plotësojë një standard që është depozitimi i tyre. Rasti konkret, ne po shohim se deti është këtu. Gjatë reshjeve, shiu vjen e depozitohet këtu. Ka një standard teknik që këtu duhet të jetë e betonizuar zona.

Qerim Ismeni: E shpjegova, është koncentrat kromi! Hajde shkojmë bashkë ta marrim! Kam punuar një jetë me të, nuk rri pluhuri i metalurgjisë në qiell të hapur.

Polikron Hokresha: Institucionet ligjzbatuese duhet t’i vënë gishtin kokës! Nuk mund të depozitohen këto lloj mbetjesh, çfarëdo lloj qofshin, edhe minerale…Ja ku e ka detin dhe nuk mund të depozitohen

Blendi Fevziu: Po 102 kontenierët për çfarë dyshohen?

Polikron Hokresha: Ato dyshohen sipas deklaratave edhe nga Prokuroria, jkanë ardhur nga një subject privat. Janë hire që dalin nga djegia e metalit dhe thithen nga filtrat. Mbetje të rrezikshme janë ato mbetje kur kanë veti rrezikshmërie.

Qerim Ismeni: Cila veti mor?! Ma lexo!! Ma lexo mor zotëri se doli një nga ato deputetët e tha “Rrezik, bomba atomike!” Nuk është bombë atomike mor zotni, me aeroplanë, me anije, me trena transportohen me uranium, bëhen bomba atomike. Bëhen që të punojnë centralet bërthamore. Nuk ka plas Çernobili në Shqipëri! Mos të tremben njerëzit, është turp mor për ne. Se nuk kanë vdek gjithë inxhinierët, kolegët e mi…Aty punojnë njerëz dhe nuk janë helmuar.

/tvklan.al