Të ftuar: 

Mustafa Nano – Gazetar

Preç Zogaj – Analist

Mirela Milori – Gazetare “ABC NEWS”

Tomor Alizoti – Analist

Arjan Çurri – Petagog

 

Publicisti Preç Zogaj është shprehur se vendimi i Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatë rusë duhet përshëndetur.

Zogaj në studion e emisionit ‘Opinion’, të hënën, theksoi se shpallja ‘non grada’ e dy diplomatëve është për t’u përshëndetur me arsyen se ky vendim ishte në një linjë me arsyen e vendeve perëndimore dhe SHBA-të.

Pedagogu i UET-së, Arian Curi, të hënën, ka deklaruar se agjentët rus kanë penetruar në disa prej sektorëve më të rëndësishëm të jetës shoqërore në vend.

Curi është shprehur në studion e emisionit “Opinion”, administrata shtetërore në disa nivele të larta, media, institutet e kërkimit shkencor dhe feja janë sektorët që ata kanë penetruar në Shqipëri.

Agjentët rus kanë rekrutuar drejtues të lartë të administratës shtetërore, medias përmes parave të dhuruara, si dhe kanë njerëz të tyre në institutet e larta të kërkimit shtetëror, kryesisht albanolog rus dhe shqiptarë, por kanë edhe njerëz të infiltruar në komunitete të ndryshme fetare

”,- është shprehur Curi.

Pas dëbimit masiv të diplomatëve rusë nga SHBA, një pjesë e vendeve të NATO-s dhe atyre të Bashkimit Europian, janë Maqedonia, Spanja dhe Norvergjia që ndërmarrin këtë veprim.

Gazetari Blendi Fevziu publikoi live në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan reagimin e Spanjës, e cila ka dëbuar dy diplomatë rusë, ndërsa Norvegjia dhe Maqedonia fqinje nga një diplomat.

Vendet janë solidarizuar me Mbretërinë e Bashkuar, e cila bën përgjegjëse Rusinë për helmimin me gaz nervor të një ish-spiuni rus, shtetas britanik, në Anglinë Jugore.

Shqipëria vendosi sot të dëbonte dy diplomatë rusë nga vendi në kuadër të kësaj lëvizjeje të Perëndimit ndaj Rusisë.

 

**********************************

Arrestimi i Marko Gjuriç!