#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Të ftuar: Arlind Ahmetaj, Rudina Jasini
Teksa lufta e përgjakshme në Rripin e Gazës vazhdon, e cila u ka marrë jetën mijëra civilë, shumë të tjerë mbahen peng dhe pjesa më e madhe janë duke u përballur me kushte ekstreme të jetesës. Prokurori i Posaçëm Karim Khan i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Hagë ka nxjerrë mandat-arreste për kryeministrin e Izraelit Beniamin Netanyahu, ministrin e mbrojtjes së Izraelit dhe për tre liderë të tjerë të Hamasit. Çfarë do të ndodhë nëse trupi gjykues pranon kërkesën e prokurorit? Cilat janë shtetet që mund t’i dorëzojnë këta liderë në Hagë? Këto pikëpyetje diskutohet këtë të martë në studion e “Opinion” në Tv Klan.