Veronika Tsepkalo, pjesë e opozitës bjelloruse dhe laurete e çmimit “Karlspreis” tha se në dialogun mbi rolin e rinisë në kontintet që po zhvillohet në Piramidën e Tiranës tha se Shqipëria ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe duke në rritjen e ndërgjegjësimit në Europë që pa Ballkanin Perëndimor nuk ka Europë.
“Zoti Kryeministër faleminderit për këtë këndvështrim prej 360 gradësh. Në fakt ju përmendët rolin e Shipërisë për bashkimin e Europës dhe për projektet gjatë viteve të fundit nëse mund ta them kështu, është që Shqipëria ka luajtur një rol jo vetëm në Ballkanin Perëndimor duke udhëhequr bashkëpunimin rajonal, por edhe duke rritur ndërgjegjësimit tek udhëheqja europiane që pa Ballkanin Perëndimor në Europë, Europa nuk mund të jetë e sigurt, demokratike dhe e paqshme dhe unë e di pas kaq shumë vitesh që punoj me ju ka qenë privilegj që Shqipëria të udhëhiqte këtë projekt”, tha Veronika Tsepkalo.
Dhe doja të thoja një gjë që tha Kryeministri, pra jo vetëm nevoja që ka Europa për të bërë modifikime, por edhe diçka shëndërruese edhe nga këndëvështrimi socio-ekonomik sepse në rast se i’u referohemi të dhënave të sondazhit rinor të Parlamentit Europian, rreth 40% të të rinjve europian, pra rreth gjysma e tyre kryesisht janë të shqetësuar për sa i përket strehim të tyre, rritjes së çmimit të pronave, por edhe sa i përket se çfarë po ndodh në mjedis. Kemi parë disa propozime vitet e fundit për rikonstrukturimin e tregut të vetëm, zgjerimin e kuadrit ligjor, ndryshimin e tij, të gjitha këto nisma me synimin e përmisimit të punës që bënë Bashkimi Europian”, tha Veronika Tsepkalo.
Ndërsa Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Europian dhe laureat i çmimit “Karlspreis” tha se të rinjtë duhet të përfshihen sa më shumë në vendimet për të ardhmen e tyre sepse sipas tij të moshuarit janë egoistë dhe nuk duan t’ia dijnë për të ardhmen.
“Unë jam social-demokrat dhe përgjigjja e parë që unë do të jap është kjo, në rast se ne vazhdojmë me tregun e vetëm të Bashkimit Europian ashtu siç kemi gjatë 4 dhjetëvjeçarët të fundit për të kupuar konkueshmërinë me anë e ripërdorimit të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të përfitimeve për kompani shumë të pasura me rezultatet që kemi pasur deri më tani që janë njerëz shumë të pasur dhe janë të njëjtët persona të cilët rrisin fitimet e tyre, pasuritë e tyre çdo vit, pra kur krahasohet kjo edhe me numrin e të rinjve që nuk paguajnë dot qeranë, që nuk ka mundësinë që të jetojnë në mënyrë dinjitoze dhe kur e shoh këtë në një vend të pasur si Gjermania, kur ne kemi numrin më të madh të miliarderëve që prej fillimit të krijimit të shtetit tonë. Pra 20 metra katrorë për 700 Euro në muaj. Të fillosh jetën me këto nuk është dinjitoze, është e padrejtë prandaj duhet ta shpërdajmë pasurinë”, tha Martin Shculz.
BE është një strukturë e vështirë, një gjë e rëndësishme që ishte deri dje sot duhet të ndryshojë.
Mos u besoni të vjetërëve se ata nuk duan ta dinë për të ardhmen dhe është e vërtetë. Unë i kuptoj mjaft mirë njerëzit që thonë mjaft më. Unë dua që ti kaloj vitet e fundit në qetësi pse duhet të mendoj unë për të ardhmen. Vendimet e të moshuarve rrezikojnë të ardhmen e të rinjve. Prandaj të rinjtë duhet të përfshihen sa më shumë”, tha Martin Shculz.
/tvklan.al