Pavarësisht angazhimeve me punët e partisë, Edi Rama nuk humbi kohë edhe këtë të dielë t’u përgjigjet ndjekësve të tij në rubrikën Sy m’sy, të cilët e akuzojnë se paratë për rrugët me standarde shkojnë për blerjen e zgjedhjeve. Shkak për replikat u bë një postimi i bërë nga kreu i qeverisë për rrugën e re Shëngjin-Velipojë.

E kundërta është e vërtetë! Ironia pastaj se standardet mungojnë se ne paguajmë zgjedhjet, është një fyerje direkt e 800 mijë shqiptarëve, që në 11 maj do t’i afrohet 1 milionëve që votojnë mua dhe PS, pikërisht sepse ne po ndërtojmë një Shqipëri me standarde mbi kënetën e plagëve të thella që trashëguam kur morëm detyrën”, tha Edi Rama.

Komenteve se paratë e taksapaguesve kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve të qeverisë, Rama i përgjigjet me punët e përfunduara në infrastrukturë, shkolla e spitale në 3 mandate qeverisjeje.

Në 12 vjet namin mbase nuk e kemi bërë, por që namin e zi Shqipërisë ia kemi hequr, ia kemi hequr dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Sot udhëheqësit e vendeve të tjera mblidhen këtu dhe bëjnë samite. Më parë ndërkombëtarët e shikonin Shqipërinë me nënqeshje, sot ulemi në tryeze si të barabartë. Rrugë, shkolla, spitale, kurrë më shumë se në këtë dekadë nuk janë ndërtuar, dhe me standarde europiane. Dakord nuk del dot nga këneta, por të paktën mos e thuaj haptazi që nuk del dot”, tha Kryeministri Rama.

Pa komentuar nuk lë edhe ata që shpesh i kujtojnë se Shqipëria mbetet shumë lart Italisë.

“Italia është një nga shtatë ekonomitë e botës, kështu që Shqipëria as mund të bëhet Italia, as nuk ka pse pretendon të bëhet, por mund dhe do të bëhet një copëz Italie në Ballkan, por një gjë nuk e kuptoj… pse nuk gëzohesh ti kur sheh një punë të bukur?”, tha Kryeministri Rama.

Tv Klan