Ka përfunduar mbledhja në vilën qeveritare të kreut të qeverisë Edi Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Takimet kanë nisur që prej orës 10:00 dhe përfunduan në orën 18:00.
Nga raportimet e gazetarit Enkel Xhangoli mësohet se i pari që është futur në takim ka qenë Bledi Klosi dhe e fundit ka qenë kryeparlamentarja Elisa Spirapali.
Në mbledhje secili prej drejtuesve politikë i ka dorëzuar Kryeministrit Rama propozimet me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.
Në total janë 186 emra kandidatësh që do të zyrtarizohen në mbledhjen e kryesisë të mërkurë më 12 Mars, që është edhe afati i fundit.
/tvklan.al