Teksa edhe sot ka vijuar takimet me disa prej drejtuesve politikë të qarqeve për përzgjedhjen e ekipit me të cilin do të garojë në 11 Maj, Kryeministri Rama ka postuar pamje nga mbledhjet e të Premtes dhe të Shtunës. Në materialin e shpërndarë në rrjetet sociale, kryesocialisti i ka cilësuar ministrat dhe krerët politikë të PS-së në qarqe me të cilët u takua në Pallatin e Brigadave, si “kantieri për Shqipërinë 2030”.


Listat e kandidatëve për deputetë, si dhe programi elektoral për 11 Majin ishin në fokus të takimeve me forumet drejtuese të partisë dhe anëtarë të qeverisë.

Tv Klan