Sipas MeteoAlb moti i paqendrueshëm do të vijojë të jetë prezent në vendin tonë, duke bërë që vranësirat të sjellin herë pas here rreshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Nndërsa dëbora e pakët do të përfshije zonat malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al