Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore-juglindore duke gjeneruar momente me rrebeshe shiu.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke rikthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C (vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës) deri në 25°C (vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare). Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht lindor dhe verilindor; duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët./tvklan.al