Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.

Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore ndërsa në zonat e thella malore priten reshje sërisht dëbore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend. 

Temperaturat e ajrit do të ulen si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në rang territory.  

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet  dallgëzim 5 ballë.

/tvklan.al