Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku hera – herës, vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Ndërkohë orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dendësim të vranësirave si edhe shtim të intensitetit të reshjeve, rikthehen reshjet e dëborës në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie të tyre duke u luhatur nga 2°C vlera minimale, e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C, vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë makimale mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al