Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke sjellë intervale të gjata më kthjellimë përjashtuar ekstremin verilindor – juglindor ku priten vranësira të dendura.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./tvklan.al