Paraditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por duke iu afruar mesditës kemi një zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira afatshkurtra më të fokusuara në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit kanë vazhduar në zbritje në orët e para të ditës, por mbeten konstante gjatë ditës.
Era ka fryrë mesatare deri e fortë me një shpejtësi 65 kilometra në orë në drejtimin kryesisht juglindor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 5 ballë. /tvklan.al