Sipas MeteoAlb, do të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë Lindore duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen zonat malore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në ët dy vlerta ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët./tvklan.al