Gent Cakaj kërkon edhe heqjen e kufirit mes dy shteteve shqiptare
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, përkrah idenë e heqjes së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ai ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet pjesë e axhendës së jashtme të Shqipërisë.
“Do të shpreh gatishmërinë për vendosjen e ambasadave të përbashkëta për të krijuar një axhendë politike të përpunuar. Kosova dhe Shqipëria kanë një kufi simbolik dhe realisht nuk duhet të ketë fare një kufi dhe ne do të fillojmë punën menjëherë për qarkullimin e burimeve njerëzore”.
Cakaj gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar edhe Kryetaren e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Ndërsa pas takimit që zhvilloi me homologun e tij nga Kosova, Glauk Konjufca, Cakaj tha se janë pajtuar që mbledhja e radhës ndërmjet dy qeverive do të bëhet në koordinim mes dy ministrive të Jashtme. Propozoi nënshkrimin e dy marrëveshje fillestare.
Konjufca u pyet nga gazetarët për akuzat që Vetëvendosje i kishte drejtuar Cakajt kur ky i fundit ishte emëruar ministër duke e quajtur tradhtar.
U përmend fakti i përmirësimit të marrëdhënieve tregtare ndërmjet këtyre dy shteteve. Kjo ishte vizita e parë e Cakajt në Kosovë pas marrjes së ushtrimit të detyrës si Ministër i Jashtëm.
Klan Plus