Spiker: Reis Çiço

Headlines 23 Shkurt 2025

Mbyllen zgjedhjet, CDU e Merz del parti e parë. Ekstremi i djathtë rritet rreth 20%

Sondazhet e zgjedhjeve ne Gjermani nxjerrin fitues CDU-ne e Merz me rreth 30% te votave. Ne vend te dyte doli partia e ekstremit te djathte me rreth 20%, parti socialdemokratet e Sholz te tretët. Por formimi i qeverise nga CDU duket i veshtire pa nje koalicion me tre parti.

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri: Pensionet europiane nuk bëhen kollaj

Kryeministri Edi Rama u bëri sot apel emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë e punojnë në atdhe. Ai tha se pensionet europiane nuk bëhen kollaj, por shtoi se përpara ardhjes së PS në pushtet nuk ishte bërë asgjë për ta.

13 mijë të huaj në tregun shqiptar të punës. Dominojnë Italia, Turqia e India

Mbi 13 mijë të huaj janë regjistruar në tregun shqiptar të punës gjatë vitit që lamë pas duke shënuar një rritje të ndjeshme. Ekspertët thonë se dominojnë kërkesat nga Italia, Turqia dhe India, ndërsa sektorët më të kërkuar janë turizmi dhe ndërtimi.

Tentuan të vrisnin 30-vjeçarin, identifikohen 2 autorët. Në kërkim së bashku me “objektivin”

Zbardhet atentati i një nate më parë në Kamëz, ku dy persona qëlluan me armë zjarri ndaj një 30-vjeçari nga një makinë në lëvizje. Policia identifikon autorët dhe shpall në kërkim edhe të riun që ishte objektiv, pasi humbi gjurmët pas ngjarjes.

SHBA: Të shqetësuar për mbylljen e zyrave në veri. Rrezikohen pasoja negative për të ardhmen e Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë reagon me shqetësim për mbylljen e papritur dhe të pakoordinuar të disa zyrave të punës sociale të drejtuara nga Serbia në veri të Kosovës. SHBA thotë se këto veprime do të kenë pasoja për të ardhmen e Kosovës.

Natë e qetë për Papën pas krizës së të shtunës. Mjekët nuk japin ende diagnozën për të ardhmen

Papa Françesku kaloi një natë të qetë në spitalin Xhemeli të Romës, por mjekët nuk bëjnë ende parashikime për të ardhmen. Gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike pas përkeqësimit të së shtunës. Lutje për të edhe në kishat shqiptare.

/tvklan.al