Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të rënda në të gjithë Austrinë.
Në disa zona në këtë shtet votuesit nuk mundën të shkonin në disa qendra votimi për zgjedhjet e BE-së të dielën, sepse ato ishin nën pushtetin e ujit dhe të paaksesushme.
@uwz_at Deutschfeistritz/Steiermark pic.twitter.com/NH68Y0YrsK
— Chromey (@Chromatizing123) June 8, 2024
Disa media lokale bënë me dije se autoritetet kanë reaguar “shumë shpejt” dhe kanë zhvendosur qendrat e votimit në mënyrë që banorët të mos kenë probleme me votimin. Këto pamje me dron tregojnë rrugët, kopshtet dhe fushat e përmbytura.
Një postim në faqen zyrtare të qytetit Deutschfeistritz u kërkoi qytetarëve të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi rreziku për jetën ishte i lartë. Reshjet e dendura të shiut parashikohet të ketë edhe këtë të hënë dhe ditën e martë.
Klan News