Trupat ushtarake kineze dhe indiane janë përplasur në një zonë kufitare, raporton BBC.

Nga incidenti ka disa të plagosur. Tensionet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të larta përgjatë kufirit të diskutueshëm mes tyre. Dy shtetet pretendojnë zona të mëdha territoriale.

Sipas raportimeve të mediave botërore, një patrullë kineze tentoi të hynte në territorin indian por u detyrua që të kthehej.

Ndërsa ushtria indiane e minimizoi këtë incident, duke thënë se pati një ballafaqim të vogël në zonën e Sikkim më 20 Janar, por u zgjidh sipas protokolleve në fuqi. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga incidenti, ngjarja ishte mbajtur e fshehtë.

Dy vendet kanë kryer bisedime të nivelit të lartë ushtarak për të ulur tensionet mes tyre, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Trupat ushtarake të të dyja palëve qëndrojnë përgjatë kufirit të kontestuar.

Qershorin e vitit të kaluar, 20 ushtarë indianë vdiqën gjatë një përleshje me forcat kineze në këtë kufi. /tvklan.al