Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur me brohorima në dalje nga spitali, ku vizitoi të atin këtë të enjte. Atij iu dha një leje nga Gjykata Speciale me qëllimin që të takojë babain, i cili ndodhet i shtruar atje.

Thaçi u shoqërua me polici, por që në momentin që shkoi në spital, interesimi i qytetarëve ishte i lartë. Sapo zbriti shkallët e QKUK, dhjetëra qytetarë brohoritën emrin e tij dhe “UÇK”. Më pas ai u fut në makinën që e shoqëronte dhe u largua.

Hashim Thaçi është duke u gjykuar nga Gjykata Speciale në Hagë së bashku me Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin me akuza të rënda për krime të kryera gjatë luftës, të cilat ata i kanë mohuar me forcë./tvklan.al