I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, pritet që të vizitojë Prishtinën javën e ardhshme.

Mësohet se emisari special pritet të qëndrojë në Kosovë mes datave 18 dhe 19 Mars, vizitë e cila do të jetë e para për diplomatin danez, që prej se mori detyrën e emisarit për dialogun e Brukselit më 1 Shtator të vitit të kaluar.

Qëllimi i këtij dialogu është vazhdimësia e procesit të dialogut mes dy vendeve, ku bisedimet për muaj me radhë nuk kanë patur lëvizje konkrete.

Kujtojmë se më herët, këtë detyrë e mbajti për pesë vite sllovaku Miroslav Lajçak.

/KlanKosova