Një burrë humbi jetën, ndërsa një grua mori plagë të rënda pas të shtënave me armë zjarri brenda një gjykate. Ngjarja ndodhi në veriperëndim të Siberisë, në qytetin Novokuznetsk. Autori i dyshuar u ndalua nga autoritetet.
Prokuroria ka nisur një hetim mbi vrasjen. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes. Një oficer policie që shërbente në gjykatë u plagos me një plumb në stomak, por për shkak të plagës së rëndë humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë e lënduara ishte duke dëshmuar në gjykatë. Ajo ka marrë plagë të rënda në këmbë dhe fytyrë.
Identiteti i autorit mbetet ende i paqartë. Sipas Russia Today ka raportime se ai ishte një i pandehur, i cili ishte larguar nga salla e gjyqit. Pasi kishte shkuar te makina kishte marrë armën.
Kur ishte kthyer në ndërtesë, i pari që ishte munduar ta ndalonte ishte oficeri i policisë, por e qëlloi atë. Pas kësaj ai u fut në sallën e gjyqit dhe qëlloi dëshmitaren. Ndërkohë një agjenci tjetër lajmesh, Interfax, raporton se autori ishte viktimë e një çështjeje kriminale./tvklan.al