Ministria e Arsimit: Respektoni masat, ruani veten dhe familjen
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, vijon me publikimin e videove se si duhet të zbatohen rregullat nga nxënësit në ambientet e shkollës.
“Kujdesi për higjienën në shkollë, mbajtja e maskës, larja e duarve pas çdo veprimi dhe zbatimi i të gjitha rregullave të higjienës, ju mbron juve, mësuesit dhe më pas familjarët tuaj kur të shkoni në shtëpi,” shkruan Shahini.
Ministrja ka publikuar video të tjera për mënyrën se si duhet të hyjnë fëmijët në shkollë, si dhe ruajtja e distancës në klasë. Me masat e reja anti covid, nxënësit në shkollë do të hyjnë në orare të ndryshëm për të shmangur grumbullimet.
Klasat do të ndahen në grupe të vogla në mënyrë që të ketë vetëm një nxënës në bankë dhe mësimi në shumicën e shkollave do të bëhet me turne.
Klan Plus