Është prej tekstili dhe përmban tri shtresa filtrash
Maska është kthyer tashmë në aksesorin më të përdorur duke u bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë. Dikush zgjedh ato që janë kirurgjikale, një përdorimshe ndërsa më së shumti mbahen maska me përbërje rrobe. Këto të fundit duhen larë të paktën një herë në ditë pasi në të kundërt kthehen në rrezik për të transmetuar virusin.
Por në Turqi kanë prodhuar maskën që mund të mbahet 6 muaj. Është prej rrobe dhe sipas profesorëve të universitetit Sakarja mbron deri në 97%. Përbëhet nga 3 shtresa si dhe përmban gjithashtu edhe filtër. Maska ka 6 filtra të cilët mund të lahen disa herë dhe më pas mund të vendosen sërish. Përveç Covid-19 maska mbron personin edhe nga bakteret dhe kjo falë filtrave që përdoren.
Në këtë universitet kanë punuar prej disa muajsh për prodhimin e kësaj maske ndërsa tashmë është në treg dhe mund të blihet nga qytetarët. Prodhuesit po punojnë që aksesorin që të mbron nga koronavirusi të shitet edhe në vende të tjera.
Klan Plus