Kryeministri Edi Rama u tha ndjekësve të tij në rrjetet sociale se pa Partinë Socialiste, nuk do të kishte arrestime ministrash apo kryetarësh bashkish. Ironizoi koalicionin opozitar Shqipëria madhështore.
Solli si shembull të zhvillimit nën pushtetin e socialistëve Shkodrën. Përmendi të ardhurat nga turizmi.
Kryeministri ishte optimist për negociatat me konferencën ndërqeveritare dhe kapitujt që hapen në muajin Mars.
Kryeministri Rama në një takim me të rinjtë foli për të mirat që do të ketë Shqipëria nga anëtarësimi në Bashkimin Eruropian.
Kryeministri Rama theksoi Shqipëria do të jetë një tjetër fuqi ekonomike kur të hyjë në Bashkimin Europian dhe do të hyjë në kategorinë e shteteve që quhen përfitues.
Klan News