#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

#FlorianaGaro #BelindKëlliçi #FatmirMediu #BatonHaxhiu #PreçZogaj #NeritanSejamini

Partia Demokratike ka dorëzuar koalicionin e saj. Një koalicion i përbërë nga një numër i madh partish, por që duket si një “deja vu” i historisë së Partisë Demokratike. Ndërkohë që pika kryesore dhe ajo që pritej të kishte një rifreskim me partitë e reja ose me ato parti që nuk kanë qenë pjesë e listave të djathta mesa duket nga ndodhur. Asnjë prej partive të reja që pritet të garojnë nuk kanë pranuar ftesën e PD-së. Kështu që koalicioni i së djathtës është një koalicion tipik tradicional. Ndërkohë emisioni “Opinion” në Tv Klan duke u përqendruar tek koalicioni i PD-së, shtron për diskutim me panelin e të ftuarve tre çështje kryesore:1. Koalicioni i PD, a ishte ai që pritej? 2. A ishte kjo zgjidhja më e mirë m e PD dhe çfarë avantazhi fiton me këtë? 3. Cila është filozofia politike e PD për këto zgjedhje?

Të ftuar: Florjana Garo, Belind Këlliçi, Fatmir Mediu Preç Zogaj, Baton Haxhiu, Neritan Sejamini

SPAK dhe Kuvendi reagojnë për “Opinion”: Nuk ka asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit për dy deputetë

SPAK ka mohuar lajmet që po qarkullojnë se ka kërkuar në Kuvend heqjen e imunitetit për dy deputetë, një të Partisë Socialiste dhe një të Partisë Demokratike.

Prokuroria e Posaçme e konfirmoi këtë për emisionin “Opinion”. Po ashtu gazetari Blendi Fevziu lexoi nga studio edhe reagimin e Kuvendit që thotë që nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK deri më tani.

“Qarkullonte lajmi se SPAK-u ka dërguar kërkesën për heqjen e mandateve, pra po e quaj të imunitetit të dy deputetëve, një të PD-së dhe një të PS-së në parlamentin shqiptar. Stafi im është interesuar zyrtarisht, të paktën këtë më thonë tani. SPAK mohon që të ketë dërguar kërkesë. Lajmi që po qarkullon se në Kuvend është dërguar kërkesë për heqjen e imunitetit/mandatit të filanit dhe filanit është “fake news”. Gjithashtu Kuvendi thotë që nuk na ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK deri tani. Ky është konfirmimi zyrtar nga dy institucionet”, tha Blendi Fevziu në studio.

Koalicioni i PD-së, Këlliçi në “Opinion”: Patëm negociata edhe me Shehajn, Lapajn dhe Shabanin, por…

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” u diskutua në lidhje me koalicionin e Partisë Demokratike me 25 parti të tjera të quajtur “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Ajo që bie në sy janë emrat e partive të tjera opozitare.

I ftuar në studio për të folur në lidhje me këtë koalicion ishte edhe Belind Këlliçi. Ai u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse selia blu është e paaftë që nuk ka arritur të thithë një frymë të re.

Sipas Këlliçit, PD-ja si forcë e madhe opozitare i ka shtrirë dorën çdo force politike. Këtu përmendi edhe partitë e reja që drejtohen nga Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani. Por sipas tij, ata nuk kanë dëshiruar të bëhen pjesë e koalicionit.  

“PD si forca më e madhe opozitare në vend ka për detyrë t’i shtrijë dorën çdo force politike opozitare. Ne i kemi shtrirë dorën çdo force politike që në 11 Maj do të largojë Ramën nga qeverisja. Edhe partitë që ju përmendët, edhe partinë e zotit Shehaj, edhe të Lapajt, edhe të Shabanit u është bërë ftesë zyrtare dhe janë bërë negociata zyrtare nga ana e PD-së. Nuk kanë dëshiruar që të bëhen pjesë e koalicionit. Ky nuk është një problem i PD-së”, tha Këlliçi.

Kur vjen puna te Lulzim Basha, Këlliçi u shpreh kështu: Po flasim për opozitë jo për ministra shteti për opozitën. Lulzim Balla është ministër shteti për opozitën.

A e mund dot Berisha, Ramën? Preç Zogaj tregon në “Opinion” mënyrën si

Analisti Preç Zogaj i sheh zgjedhjet e 11 Majit si një ndeshje mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte ai u pyet drejtpërdrejt nga gazetari Blendi Fevziu nëse kryedemokrati Berisha mund ta mundë kryeministrin Rama.

Sipas Zogajt, PD ka mundësi të fitojë nëse Berisha hap rrugën e vet duke iu referuar këtu faktit që vijon të jetë i sanksionuar nga SHBA.

Preç Zogaj: Unë kam mendimin që ky sistem siç është ndërtuar dhe siç është bërë deledash me një pjesë që janë patricët që janë të emëruar dhe playback që duhet të mbledhin votat për patricën. Ky sistem është sistem i kryetarëve.

Blendi Fevziu: Kush të duket e favorizuar në zgjedhje Preç? Thelbi është a mund dot Edi Ramën me këtë koalicion?

Preç Zogaj: Ndeshja është mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Kanë zgjedhur vetë. PD gjithnjë e ka bërë gabim se forca e saj është te individi nuk është te masa.

Blendi Fevziu: E mund dot Sali Berisha Edi Ramën?

Preç Zogaj: Këtë e lashë për në fund. Përgjigjen e kësaj pyetje e mendoj në varësi të asaj që do ndodhë deri në zgjedhje sepse Berisha është përpara sfidës për të hapur rrugën e tij. Për të hapur rrugën e mbyllur sepse edhe tani që po flasim rezulton e mbyllur. Deri në zgjedhje do arrijë Sali Berisha ta hapë rrugën e vet apo jo është pyetja e parë që lidhet me sanksionimet e tij në SHBA dhe kjo ndikon. Unë prandaj uroj që ta heqë sepse ka plot demokratë që kanë qëndruar në pozicionet që kanë për këtë vijë ndarëse.

Blendi Fevziu: Një përgjigje të kërkova Preç, e mund s’e mund dot?

Preç Zogaj: Në qoftë se nuk hap rrugën nuk e mund. Dhe tjetra shumë gjëra do varen nga ngjarje që mund të ndodhin. Nëse Sali Berisha nuk hap rrugën e vet ai do shkojë drejt takimit me të vërtetën e tij. Nëse hap rrugën ka shanse për të fituar.

“Kësaj radhe nuk do të kalojë si herët e tjera”, çfarë paralajmëron Mediu nga “Opinion”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ishte i ftuar në emisionin “Opinion” këtë të enjte.

Ai paralajmëroi se opozita do të luftojë kësaj here kur vjen puna te manipulimi i zgjedhjeve dhe gjërat nuk do të kalojnë si herët e tjera.

“Kësaj radhe nuk kalon siç ka kaluar herët e tjera”, u shpreh ai.

“Ka një fatkeqësi tjetër që ti nuk do ta përmendësh. Fatkeqësi e madhe është që ke një kryeministër që nga viti 2013 vetëm manipulon zgjedhjet. Ke një kryeministër që nuk i lejon më shqiptarët të votojnë. Ke një kryeministër që ka dëbuar nga Shqipëria 1 milion shqiptarë vetëm e vetëm për të kontrolluar nëpërmjet pushtetit votën. Unë po të them një fakt, por kësaj radhe nuk kalon siç ka kaluar herët e tjera”, tha Fatmir Mediu.

“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos

Analisti Baton Haxhiu ishte i ashpër këtë të enjte ndaj përfaqësuesve të PD-së, Belind Këlliçi dhe Floriana Garo të ftuar në emisionin “Opinion”.

Haxhiu u ndal te lideri i selisë blu, Sali Berisha për të cilin tha se nuk e fiton dot betejën me Edi Ramën.

Sipas tij, brenda PD-së nuk ekziston rinia pasi zëri i vetëm aty është Berisha.

Për këtë arsye fajësoi edhe të rinjtë demokratë, duke theksuar se fatkeqësia e tyre është fakti se Berisha është më i ri se ta për mënyrën si lufton për parti.

“Këta janë njerëz pa ide. Megjithatë rinia të cilën Këlliçi e thotë me kaq pasion nuk ekziston për arsye sepse kemi vetëm një zë në PD. Një zë që i ngulfat këta. Edhe sot edhe muaj më parë, ju kam thënë që ju duhet ta ndryshoni liderin. Ky lider nuk e fiton betejën me Edi Ramën. Fajin e keni ju. Ajo që këta duhet ta dinë, Sali Berisha për këta është më i ri në mënyrën si lufton për parti, në mentalitet, në mënyrën si e ndërton diskursin dhe betejën që e bën. Edhe në TikTok. Fatkeqësia e tyre është që ai është më i ri se këta”, tha Haxhiu.

“Ju gjykojeni është mirë apo keq”, shtoi ai duke iu drejtuar Garos.