Një padi është ngritur së fundmi kundër aktorit Alec Baldwin dhe producentëve të filmit nga mbikëqyrësja e skenarit, Mamie Mitchell.

Ajo është shprehur se ka pësuar lëndime emocionale dhe fizike në momentin kur aktori ka qëlluar për vdekje kinematografen.

Këtë padi, mbikëqyrësja e skenarit ka ngritur padinë në Gjykatën e Los Angeles-it dhe në ankesë ajo theksoi se po qëndronte vetëm 4 metra larg Baldwin-it në çastin kur ka ndodhur aksidenti.

“Paditësja ishte e tmerruar dhe kishte frikë për jetën e saj. Të shtënat me armë zjarri bëri që paditësja të përjetonte dhimbje në veshët dhe kokën e saj dhe, menjëherë pas kësaj, filloi të dëgjojë zhurmë të madhe në veshët e saj. Po ashtu, ishte dëshmitar i tmerrit të asaj që kishte ndodhur”, thuhet në padi.

Kujtojmë se kineastja Halyna Hutchins ka mbetur e vrarë nga të shtënat në xhirimet e filmit “Rust”, ndërkohë që regjisori Joel Souza është plagosur.

Në padi thuhet se Alec duhet që ta kishte kontrolluar armën e zjarrit përpara se të ndodhte kjo ngjarje e rëndë./tvklan.al